MENU
klinika

"S’na u prezantuan të gjitha faktet dhe dokumentet!"

Parku Kombëtar i Butrintit/ Shkallëzohet debati, jep dorëheqjen shqiptaro-amerikani i bordit të AADF

07.05.2022 - 20:44

Çështja e Parkut Kombëtar të Butrinti ka marrë vëmendjen e ekspertëve, historianëve, studiuesve dhe jo vetëm.

Ditët e fundit ka pasur reagime të ndryshme, kritika dhe akuza lidhur me projektet që synojnë ndërhyrjen në Parkun e Butrintit, po ashtu ka pasur reagime edhe nga Ministria e Turizmit e cila ka sqaruar se projektet nuk cënojnë Butrintin.

Sëfundi Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në një reagim, ka njoftuar se Cafo Boga, shqiptaro-amerikani, anëtari i bordit te AADF prej 25 vitesh, jep dorëheqjen para përfshirjes së tij në çështjen e Butrintit.

Ai ka renditur të gjitha arsyet lidhur me këtë vendim të tij, në një shkrim të gjatë.

Më poshtë një pjesë e lidhur me reagimin për çështjen e Butrintit, dhe në link letra e plote:
“AADF filloi me një plan të integruar menaxhimi për zonën e Trashëgimisë Botërore të Butrintit, si një nga vendet më të rëndësishme të Shqipërisë dhe më e vështira për t’u zbatuar. Pas shumë ecejakeve dhe punës së mundimshme, plani u aprovua dhe do të përdoret si prototip për objekte të tjera të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike, si Kompleksi i Amfiteatrit të Durrësit. Më duhet të përmend se ky projekt ka shkaktuar shumë polemika dhe vazhdon të shkaktoje, për shkak të rolit të Fondacionit dhe mënyrës se si u zbatua. Sinqerisht, neve si bord nuk na u prezantuan të gjitha faktet dhe dokumentet lidhur me këtë projekt, përndryshe ne mund të kishim diskutuar më thellë dhe ndoshta të kishim vepruar ndryshe. Mungesa e transparencës dhe keqkuptimi luajti një rol në të gjithë këtë…”, ka thënë ai.