Liverpool ka përmbysur Brojën me shokë, duke mbajtur gjallë luftën për titull deri në javën e fundit të Premier League. Të kuqtë fituan 1-2 në fushën e Southampton dhe janë vetëm një pikë larg Cityt kryesues.
Southampton e shtangu fillimisht Liverpool. Në minutën e 13-të të takimit, Redmond realizon një gol të mrekullueshëm me një goditje të kalibruar nga jashtë zonës, duke u dhënë epërsinë vendasve, që duhet pranuar e nisi me ritëm më të lartë lojën.
Pak më herët, iu afrua golit edhe Armando Broja me një nga shpërthimet e tij karakteristike. Sulmuesi kuqezi, pasi mori një top në mesfushë, avancoi me hapin e tij galopant drejt zonës, la pas sikur të ishte një birilë, por dalja e Allissonit dhe ndërhyrja e tij me këmbë largoi rrezikun.
Epërsia e Southampton nuk zgjati shumë, pasi Liverpool barazoi rezultatin në minutën e 27-të me Minaminon, që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit vendës në një distancë të afërt, prirët me portën.
Liverpool, pasi e dominoi ndeshjen për minuta të tëra, ia doli të shënonte golin e dytë me Matip në minutën e 67-të. Një gol i merituar për të “The Reds”, që ishin të pafat në disa momente në portën e Southamptonit.
Në minutën e 82-të trajneri i Hasenhuttl vendosi të zëvendësonte Brojën me Adams. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, Liverpool mori tri pikët e radhës dhe e mban të hapur çështjen e titullit në javën e fundit.