MENU
klinika

Në krah të kujt është modelja

Amber përmendi Kate Moss/ Përse u gëzuan avokatët e Depp

12.05.2022 - 10:52

Avokatët e Johnny Depp-it u panë mjaft të ekzaltuar kur Amber Heard përmendi në dëshminë e saj emrin e supermodeles së njohur, Kate Moss.

Mirëpo në sy ra menjëherë gjesti i avokatit Benjamin Chew në sallën e gjyqit në Fairfax, Virxhinia.

Ai u shfaq i qeshur dhe dukej sikur po festonte, konfirmoi një burim i afërt me Depp për “The Post” të martën.

“Amber përmendi një ‘ish’ të Johnny-t pasi mendoi se ajo nuk do ta mbështesë aktorin”, tha burimi.

Ekspertët ligjorë shpjeguan se përmendja e Moss nga Heard mund të hedhë poshtë një thashethem, ku thuhej se Depp e shtyu supermodelen nga një shkallë, kur të dy u takuan në vitet ‘90.

Heard gjithashtu tha se në mars të vitit 2015, goditi me grusht në fytyrë Depp nga frika se ai do ta shtynte motrën e saj Whitney nga shkallët.

Aktorja e “Aquaman” tha se ajo “menjëherë” mendoi për “Kate Moss dhe shkallët”, duke bërë avokatin Chew që të kthehej menjëherë mbrapa gjatë deklaratës së saj.

Në këtë rast, përmendja e Moss nga Heard mund të bëjë që avokatët e Depp të thërrasin supermodelen për të dëshmuar, thanë ekspertët për The Post.

“Kate Moss dhe Johnny Depp dyshohen se janë ende miq, si dhe dëshmia e saj nuk u lejua më parë sepse nuk ishte aq e rëndësishme,” tha avokatja Mitra Ahouraian.

“Amber Heard bëri një gabim kur përmendi Kate Moss, pasi ajo mund të thirret si dëshmitare, ku Moss mund të thotë se “Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë”.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain