MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pilula kontraceptive shkaktojnë trombozë?

14.05.2022 - 08:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pilula kontraceptive shkakton trombozë?

Mjeku: Para së gjithash duhet të dini se pilulat kontraceptive nuk ju mbrojnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, sic janë HIV /AIDS ose virusi Papilloma.

Studimet e fundit shkencore kanë treguar se tabletat e fundit të kontraceptivëve të tregetuara, ngadalësojnë qarkullimin e gjakut në venat e këmbëve dhe në raste të veçanta lehtësojnë formimin e mpiksjeve, duke rritur kështu rrezikun e trombozës venoze.

Por ne e dimë se rreziku i trombozës venoze zvogëlohet nëse pilula contraceptive përmban doza të ulëta të estrogjenit. Pilulat që përmbajnë progresteron, janë prej një kohe më të gjatë në treg dhe janë më të sigurta  dhe me më pak rreziqe për shëndetin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur ndodh dhe kush është më e rrezikuar?

Çfarë është përdredhja e vezoreve? 

Ja ç'duhet të dini...

Endometrioza shkakton të vjella?