Ngjyrat, printet, materialet! Vera është e gjitha për të eksperimentuar dhe shfaqur stilin tuaj pa u menduar dy herë, por ka disa elemente që janë aq bazike dhe të nevojshme sa nuk ka trend që t’i zëvendësojë!
Janë ato veshjet aq të thjeshta dhe klasike që ndryshojnë komplet look-un dhe ju s’rrezikoni kurrë të dukeni keq. Për momentin mund t’ju duken bazike deri në të “lodhshme”, por nëse shihni si i kombinojnë vajzat me stil, do të ndryshoni mendje. Janë blerjet MUST të çdo vere.
1. Një kanotjere e bardhë bazike. Praktikisht e vesh me gjithçka
2. Sandalet elegante me rripa
3. Pantallonat e gjera klasike
4. Këmisha e bardhë klasike
5. Një xhaketë xhins për pasditet e freskëta
6. Fund mëndafshi
7. Një fustan i bardhë, i freskët dhe lino
8. …dhe një këmishë lino
9. Fustan mëndafshi
10. Një çantë kashte
11. Bikinit trup