MENU
klinika

Fier

Po punonte tokën, 55-vjeçari gjen eshtra njeriu

21.05.2022 - 10:10

Një 55-vjeçar është befasuar teksa punonte tokën e tij në fshatin Ardenicë, pasi ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut, të cilat i përkasin një periudhe të hershme.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

“Në fshatin Ardenicë, Lushnjë, shtetasi A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut, të cilat i përkasin një periudhe të hershme. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.