MENU
klinika

Theu masën e sigurisë!

Policia i vë prangat 27-vjeçarit të akuzuar për trafik droge

29.05.2022 - 13:30

Një 27-vjeçar me iniciale M.D. është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka thyer masën e sigurisë të vendosur nga gjykata.

Ai ishte lënë në arrest shtëpie për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale “.

Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë çështje i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurimit “Arrest në shtëpi “, dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 04.10.2021, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale “.

Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.