Ka startuar raundi i tretë në grand slam të Roland Garros në tenis dhe pothuajse të gjithë tenistët “big” për meshkuj kanë avancuar më tej. Numri 1 në botë, serbi Novak Djokovic, fitoi me lehtësi 3-0 (6-3, 6-3, 6-2) ndaj sllovenit Aljaz Bedene.
Po 3-0 (6-3, 6-2, 6-4) fitoi edhe spanjolli Rafael Nadal, që mundi holandezin Botic van de Zandschulp. Një tjetër tenist i “top-10” që avancon më tej është spanjolli Carlos Alcaraz, që mundi 3-0 (6-4, 6-4, 6-2) amerikanin Sebastian Korda.
Në raundin e katërt shkon edhe numri 3 në botë, gjermani Alexander Zverev, që mundi 3-0 japonezin Brandon Nakashima. Një biletë për më tej sigurojnë edhe argjentinasi Diego Schëartzman e kanadezi Felix-Auger Aliassime.
Pour sa première session de soirée, Carlos Alcaraz est clairement monté en puissance 👊🇪🇸#RolandGarros
— Roland-Garros (@rolandgarros) May 28, 2022
Te femrat, avancojnë në raundin e katërt kanadezja Leyla Fernandez (2-1 ndaj Belinda Bencic), amerikanet Sloane Stephens e Cori Gauff si dhe belgia Elise Mertens. Eliminohet nga gara bjellorusja Victoria Azarenka, që u mund 2-1 nga zvicerania Jil Tiechmann.
And that’s how you put it away 💥#RolandGarros | @irina_begu pic.twitter.com/e6cdpMQKLD
— Roland-Garros (@rolandgarros) May 28, 2022