Në “Kukës Arena” është prezantuar trajneri Skënder Gega, një rikthim në stolin e skuadrës verilindore. Por risia tjetër ishte prezantimi i aksionerit të ri Marsel Braka, i cili ka blerë aksionet që kishin mbetur në pronësi të Bashkisë.
Presidenti i Nderit, Safet Gjici, u shpreh se tani fillon një epokë e re: “Ne duam titullin kampion, i kemi të gjitha kushtet dhe financat. Me aksionierin e ri, do të luftojmë të bëjmë një ekip të denjë për të ecur para në Conference League. Urojmë që të fitojë Laçi në Kupën e Shqipërisë.
Njëkohësisht, i uroj suksese Gegës në misionin e vështirë. Do të ketë ndryshime në strukturën e klubit, sidomos në menaxhim. Besoj te Gega, në ndryshimin dhe menaxhimit të klubit. Duhet të mobilizohemi me të gjitha forcat për të nisur që tani me mekarton.
Është e pafalshme dhe e pa tolerueshme që, me të gjithë investimet e medha në klub dhe në stadiumin, nuk kemi rezultate, pasi klubi nuk ka funksionuar.
Trajneri që iku nga Kukësi do të largohet bashkë me stafin. Sezoni i ri do të jetë vit i kuksianëve për të sjellë një titull të dytë në Kukës. I uroj suksese Gegës dhe aksionerit të ri Marsel Braka.”
Ndërsa Skënder Gega falënderoi Gjicin: “Falënderoj presidentin që më besoi për të drejtuar Kukësin për herë të dytë. Është përgjegjësi e madhe, por me punë dhe korrektësi profesionale do t’ia arrijmë. Do të shikojmë tani formimin e ekipit me klubin, shpresojmë që nesër të jemi në Evropë.”