MENU
klinika

Operacioni tjetër që po ndodh në vend

Priten arrestime të tjera? Forcat Speciale bastisje në Durrës, Fier dhe Korçë

21.05.2022 - 16:07

Operacioni “Plumbi i artë” vazhdon prej dy ditësh. Siç deklaroi kryepolici Gledis Nano, se ai nuk është ndalur asnjëherë që prej 19 majit, Forcat Speciale janë duke kryer sot kontrolle në tre qarqe të tjera të vendit.

Biznese dhe shtëpi në zonën e qytetit bregdetar janë kontrolluar paraditen e sotme, me urdhër të SPAK pas dëshmisë së Nuredin Dumanin. Kontrollet janë ushtruar në biznesin e Xhevdet Troplinit, i cili njihet dhe me nofkën “Poja”, i skeduar nga policia për ngjarje kriminale.
Gazetari Elton Qyno, mëson se kontrolle dhe shoqërimi i personave të skeduar është bërë dhe në qytetin e Fierit dhe të Korçës. Kjo pasi Nuredin Dumani dyshohet se ka folur edhe për vrasjen e ndodhur në 25 tetor 2021, ndaj biznesmenit Demir Backa.

“Ne jemi në operacion e sipër me SPAK. Ne nuk kemi ndaluar pavaresisht se nuk janë bërë mediatike zhvillimet e fundit që kemi patur, si gjatë mëngjesit të sotëm, dhe gjatë ditës së djeshme.
Sa i përket dekonspirimit jemi duke hetuar bashkë me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për të patur një informacion sa më të saktë se çfarë ka ndodhur dhe nëse diçka e tillë ka ndodhur, gjithësecili do të mbajë përgjegjësi nëse ka dekonspiruar operacionin, i kujtdo strukture qoftë”, ka thënë Nano.

Gjatë operacionit “Plumbi i artë” janë ekzekutuar 18 urdhër-arreste nga 32 që ishin prerë nga Gjykata e Posaçme me Kërkesë të SPAK. 14 persona të tjerë, të konsideruar si “kokat” e krimit janë shpallur në kërkim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy prej tyre, të shpallur në kërkim

Policia arreston 9 persona në Fier

18 të rrezikshmit e ngjarjeve kriminale

Të arrestuarit e “Plumbit të artë” dalin sot në GJKKO