MENU
klinika

Formula 1

Provat e lira në Monte Carlo, dominon Ferrari

27.05.2022 - 18:17

Ferrari e nis mirë në Monte Carlo, duke u rreshtuar para Red Bull në provat e lira të dyta. Charles Leclerc konfirmon veten si mjeshtër i padiskutueshëm në garën e shtëpisë.

Ndërsa Carlos Sainz e mbyll i dyti, 44 të mijëtat pas shokut të tij të skuadrës. Red Bull më i shkëputur se në raundin e parë: Sergio Perez (përsëri përpara Max Verstappen) ishte i treti me 379 të mijëtat më shumë.

Lando Norris konfirmohet i pesti (+0.638) ndërsa shoku i tij i skuadrës Daniel Ricciardo shkatërron pjesën e përparme të McLaren-it të tij në Piscine. Vendi i gjashtë për George Russell (+0,750).