MENU
klinika

Kjo është arsyeja

Pse është mirë të bëni një pushim dreke në punë

25.05.2022 - 10:25

E di se çfarë po mendoni: ‘Jam shumë i zënë për këtë.’ Por të bëni një pushim të vërtetë, edhe nëse është i shpejtë, nuk do të ndikojë negativisht në produktivitetin tuaj, në fakt do të ndihmojë.

Ja 3 arsyet pse duhet të bëni një pushim çdo pasdite

Do të jeni më të lumtur me atë që hani dhe mund të hani më pak

Është e vështirë të shijoni vaktin tuaj nëse nuk e kuptoni se çfarë po hani sepse jeni të fokusuar në emailet tuaja. Në një studim të botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, studiuesit zbuluan se ata që hanin me shpërqendrim ndiheshin dukshëm më pak të ngopur pas drekës sesa ata që hanin pa shpërqendrime.

‘Multitasking’(kryerja e më shumë se një detyrë në të njëjtën kohë) “djeg” trurin

Tashmë është mjaft e qartë se ‘multitasking’ nuk është i mirë për ne, megjithatë duket se është gjithnjë e më i përhapur. Nevoja jonë e vazhdueshme për t’u përpjekur t’i bëjmë të gjitha menjëherë, në fakt na bën më pak produktivë dhe më të stresuar.

Një studim i fundit i më shumë se 1000 punonjësve në një kompani britanike nga Instituti i Psikiatrisë i Universitetit të Londrës zbuloi se punët e shumta shkaktuan një rënie më të madhe të IQ-së, më shumë sesa pirja e duhanit ose humbja e gjumit të natës.

Ndryshimi i ambientit do të ketë një efekt pozitiv për ju për pjesën tjetër të ditës

Edhe nëse nuk hani gjatë pushimit të drekës, një shëtitje e shkurtër do të bëjë mrekulli për ju, në fakt, hulumtimi i publikuar në Journal of Experimental Psychology ka zbuluar se ecja rrit kreativitetin.

Studimet tregojnë gjithashtu se edhe pushimet e shkurtra mund të përmirësojnë ndjeshëm fokusin.

Pushimi i drekës do t’ju bëjë më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Përveç rritjes së produktivitetit dhe fokusit, do t’ju lejojë gjithashtu të shijoni drekën tuaj, duke reduktuar gjasat për të ngrënë tepër dhe duke rritur kënaqësinë.

Kështu që fikni kompjuterin, shtyjeni karrigen tuaj prapa dhe bëni pushimin e drekës, qoftë të gjatë apo të shkurtër. Çdo minutë do të ndihmojë.