MENU
klinika

Analiza

Pse Finlanda dhe Suedia duhen mirëpritur në NATO?

14.05.2022 - 15:00

Finlanda dhe Suedia janë destinacione turistike për shumë amerikanë dhe të huaj të tjerë, por ato janë gjithashtu vende kyçe në luftën që Rusia po bën në Ukrainë.

Tani të dy kanë treguar interes për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s, pikërisht ajo që presidenti rus Vladimir Putin kundërshton dhe pikërisht ajo që ai përdori për të justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë.

Pra, cili është këndvështrimi i administratës Biden për t’i bërë ”vend në shtrat” dy kombeve të reja dhe çfarë detyrimesh kemi ne, si qytetarë, për të mbrojtur dy anëtarë të rinj të mundshëm?

Së pari, pak “background”.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut u themelua në vitin 1949 dhe aktualisht përbëhet nga 30 vende – 28 vende evropiane plus SHBA dhe Kanada. Të gjithë anëtarët janë të përkushtuar për të mbrojtur anëtarët e tjerë, duke e parë një sulm ndaj njërit si një sulm ndaj të gjithëve, siç artikulohet në nenin 5 të traktatit të tij themelues.

Suedia dhe Finlanda nuk janë tradicionalisht të interesuara për aleancat ushtarake. Suedia i është shmangur bashkimit  për më shumë se 200 vjet. Finlanda miratoi një qëndrim neutraliteti pas humbjes së saj nga Bashkimi Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. Ne mendojmë se të dy vendet janë si Zvicra.

Por Finlanda ndan një kufi 810 milje të gjatë me Rusinë. Ajo ka shumë për të humbur nëse Rusia nis një sulm në rajon. Qytetarët e saj kanë filluar të kërkojnë ndihmë dhe NATO është alternativa më e mirë.

Sweden's ruling Social Democrats divided on decision to join Nato | Nato | The Guardian

Nuk duhet të jetë çudi që Rusia ka reaguar negativisht ndaj mundësisë së anëtarësimit të fqinjit të saj në NATO. Për Putinin, Finlanda brenda NATO-s është shqetësuese.

Putin po kërcënon me “masa hakmarrëse” nëse Finlanda dhe Suedia anëtarësohen në NATO. Por Putini i ka përshkallëzuar sulmet e tij retorike më parë – në fakt vazhdimisht gjatë këtyre 75 ditëve të luftës.

Perëndimi po mësohet. Deri më sot, kërcënimet për çështje të rrezikshme si përdorimi i armëve bërthamore kanë qenë thjesht fjalë boshe. Deri më sot.

Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do të forcojë sigurinë e SHBA-së dhe Evropës dhe do të pengojë objektivat e Putinit. Finlanda dhe Suedia janë ushtri moderne me teknologji të sofistikuar. Amerika është stërvitur bashkë me këto kombe në të kaluarën, dhe ka qëllime dhe aftësi të përbashkëta që do të ndihmojnë në forcimin e Ukrainës dhe frenimin e agresionit rus.

Qytetarët rusë do të ndihen edhe më të izoluar duke ditur se Finlanda është pjesë e NATO-s.

Do të jetë interesante të shikohet zhvillimi i procesit të NATO-s. Ka një vonesë kohore ndërmjet aplikimit në NATO dhe pranimit. Mënyra se si i përmbushim kërkesat për të mbrojtur Finlandën dhe Suedinë në muajt e ardhshëm do të jetë e rëndësishme.

Një tjetër kthesë në këtë histori është diskutimi i hershëm publik i anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë, i cili pasqyron këtë epokë të re të diplomacisë publike që Ukraina ka mundësuar.

Komunikimi i punëve të jashtme me qytetarët në mbarë botën ndërton besimin.

Decisive week for Finland, Sweden as NATO decisions loom

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po e paraprijnë propagandën ruse këto ditë duke ofruar më shumë informacion në lidhje me qëllimet ruse në kohën e duhur, gjë që e ka nxjerrë Putinin jashtë loje dhe e ka bërë atë të hamendësojë. Ky është lloji i diplomacisë publike që ka ndihmuar Ukrainën së bashku me mesazhet shumë efektive nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Të flasësh shumë për planet e NATO-s është delikate. Dhënia e inteligjencës diplomatike dhe ushtarake është një akt balancues.

Ne duhet të mbrojmë burimet dhe metodat e inteligjencës dhe të ruajmë aftësinë për të dërguar armë, për shembull, nga Evropa në vendndodhje në Ukrainë. Dhe ne duhet të shmangim një luftë në shkallë të plotë të SHBA-së me Rusinë.

Rusia ka ende fuqi ushtarake. Fatmirësisht, ne kemi një “linjë telefonike” me Moskën dhe vazhdojmë të ruajmë marrëdhëniet me ushtrinë ruse përmes ambasadës sonë.

Jetojmë në kohë të frikshme. Ne kemi nevojë për sa më shumë aleatë dhe miq. Pra, le të mirëpresim Finlandën dhe Suedinë në NATO.

Tara D. Sonenshine është Edward R. Murrow Profesor i Diplomacisë Publike në Shkollën Fletcher të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë në Universitetin Tufts.

Burimi: The Hill

Përktheu dhe përshtati: Konica.al