MENU
klinika

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun rus

Pse Shqipëria armatoset me raketa anti-tank?

26.05.2022 - 13:29

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se Shqipëria si vend anëtar e NATO-s është e sigurt dhe nuk ka kërcënim nga rreziku rus. I pyetur nga gazetarët, pse Shqipëria u armatos me raketa anti tank, Peleshi u shpreh se kjo ka qenë e planifikuar para agresionit rus.

“Ka qenë e paplanifikuar më parë, para se të fillonte agresioni rus. Pra nuk ka lidhje të drejtpërdrejt me agresionin, por natyrisht ky agresion na ka vënë para një fakti që është shtimi i përpjekjeve dhe buxheteve për modernizimin e FA.

Ne po i shtojmë fondet dhe planet tona për një modernizim të Forcave të Armatosura, por edhe përmirësimit të infrastrukturës tonë.

Shqipëria është e sigurt, është aleate në NATO. Nuk është se kemi një kërcënim konkret para të cilave duhet të përgjigjemi me mjetet tona të brendshme. Ne jemi në NATO dhe artikulli 5 i NATO mbron cdo territor të shtetit anëtar.

Nuk behët fjalë për një rrezik i vendeve të NATO-s, por nga ana tjetër NATO për të parandaluar çdo kërcenim që vjen nga lindja ka forcuar krahun lindor. Krahu lindor i NATO në kufi me Rusinë është një përqendrim forcash, që vetëm ai krah e tejkalon forcë e rivaleve të vlerave tona në lindje”, tha Peleshi.