MENU
klinika

Kur të hyni në Tiranë?

Pushim zyrtar dhe dita pa makina, më 25 maj

18.05.2022 - 13:31

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka lajmëruar sot se data 25 maj eshte caktuar me vendim qeverie dite pushimi zyrtar, por per te gjitha institucionet publike te qarkut te Tiranes.

“Sot qeveria mori vendimin që datën 25 ta shpallë si ditë pushimi për të gjithë institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës pra do jetë ditë pushimi për gjithë zyrtarët publikë të qarkut Tiranë”

“Kjo masë merret ne vijim të masave për të organizuar në mënyrë sa më shembullore një nga eventet më të mëdha qe i a ndodhur Shqiperise, sic është finalja e konferencës së Ligës Evropiane ku ne presim që të kemi një fluks njerëzish që do vijnë jo vetëm nga Italia dhe Hollanda.

Deri tani kemi pritshmëri e interes nga gati 5-6 herë më shumë njerëz për bileta se sa ka kapacitet stadiumi “Air Albania”.

Po marrim masat që të jetë një ditë feste për të gjithë, jo vetëm sportdashësit italianë”, tha ministri Çuçi.

Gjithashtu ministri i Brendshëm lajmëroi se 25 maj 2022, “do jetë ditë pa makina në të gjithë Tiranën përveç urgjencave dhe nevojave të të gjithë organeve që do merren me mbarëvajtjen e eventit”.

“Akset hyrëse do bllokohen në datë 25 deri në 18:00 pasdite. Kushdo që do t’i bashkohet festës mund të vijë në Tiranë pas kësaj ore. Kështu do garantojmë që fluksi të menaxhohet në mënyrë shembullore”, tha ministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore