MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Qaj shumë, a mund ta rregulloj këtë problem?

27.05.2022 - 09:51

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Unë kam një problem qaj shumë dhe dua që ta largoj këtë ves, sepse më bën të ndihem shumë keq. A ka diçka që mund ta largoj këtë gjë?

Mjeku: Të qarat e shpeshta ndodhin atëherë kur personi vuan nga çrregullimet e humorit. Duhet parë se nga se i vjen ky problem, prandaj dhe këshillimi me një psikolog do t’i bënte mirë.

Nëse kemi të bëjmë me probleme të tiroides (pra nëse gruaja diagnostikohet me këtë problem), të qenët e ndjeshme është normale. Pothuajse të gjitha sëmundjet e tiroides shoqërohen me çrregullime psikoemocionale. Është mirë që të trajtohet nga mjeku specialist dhe do të jetë më e qetë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për kurimin e koronavirusit

A duhet të shmangni vërtet ibuprofenin?