MENU
klinika

Programi IPARD III

Rama: 146 milionë euro, për bujqësinë

18.05.2022 - 11:17

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në prezantimin e programit IPARD III në Shqipëri. Sipas Ramës, ky program do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare.

“LAJMI I MIRË
Prezantohet programi IPARD III në Shqipëri që do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dha shpjegimin e saj lidhur me programin.

“Sot ndaj lajmin që BE ka rritur angazhimin ndaj bujqësisë shqiptare bduke miratuar në Bruksel buxhetin për programin IPARD III, 112 milionë euro nga pala evropiane, 56% më shumë se buxheti i vënë në programin IPARD II. Bashkë me 34 mln euro financim nga qeveria shqiptare në mbështetje të bujqësisë”.

Ministrja tha se i gjithë injektimi i ketij buxheti “i shkon zhvillimit të bujqësisë në 225 mln euro. Programi do nisë disbursimin nga fillimi i vitit 2023 e do shtrihet deri në 2027.
Lajmi tjetër i dytë në programin IPARD III shkojmë akreditimin për 9 masa financimi, kishim katër, tre deri para pak kohësh e kështu shkojmë në 9 masa financimi, për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme e të përafruar me politikat e BE duke e bërë Shqiperine vendin e vetëm ne rajon që adopton sot 9 masa financimi për këtë program”.

Programi IPARD II tha ministrja ka pasur ndikim në rritjen ne standardeve të prodhimit, sigurisë ushqimore, si dhe “në hovin e jashtëzakonshem që i ndodhi eksporteve. Rritje të eksporteve me 47%”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si do mbështetet bujqësia në mandatin e tretë?

Qeveria jep 70 milionë euro për naftën e 0 TVSH