MENU
klinika

Margariti prezanton planin

Rama: Projekt i ri për Durrësin e vjetër, na duhet për ekonominë

16.05.2022 - 16:23

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Kulturës Elva Margariti dhe kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako prezantuan ditën e sotme planin për atë që kreu i qeverisë e cilësoi një “projekt i ri për Durrësin e vjetër”.

Gjatë fjalës së saj ministrja Margariti shpjegoi se është ecur përpara me agjencinë e shpronësimeve dhe Kadastrën duke hartuar vlerën e objekteve që do të shpronësohen. Ajo tha se puna është ndarë me zona dhe pjesa e parë ku do të ndërhyhet është unaza brenda amfiteatrit.

Edi Rama: Ne këtu jemi gati për të filluar punën në momentin që kjo është ASHKa mbaron punën e vet. Merret leja. Pastaj vazhdon procesi.

Elva Margariti: Ne me ASHK kemi ecur përpara edhe me Kadastrën dhe agjencinë e shpronësimeve. Kem nxjerri kartelat dhe vlerat e objekteve që do të shpronësohen. Ne kemi ndarë të gjithë punën në disa zona. Zona e parë është unaza brenda amfiteatrit. Vazhdon projekti për ta bërë qendrën historike të Durrësit si ajo në Vlorë dhe Korçë.

E kemi gërshetuar edhe me ndërhyrjen që kemi bërë pas tërmetit. Ka qenë e vështirë sepse ka qenë gjithë gërshetimi i monumenteve. Plani i menaxhimit ka mbaruar. Ka qenë një punë e gjatë me shumë institucione.

Edi Rama: Nuk është ndonjë çudi e madhe ajo..

Elva Margariti: Kemi të mbaruar të gjithë projektin e prishjeve. Projekti i prishjeve është shumë specifik. Ne nuk dimë se çfarë ka në këto shtëpi. Shumë shpejt do fillojmë ndërhyrjet në territor. Po ecim me fazën tjetër.

Partnerët amerikanë na asistojnë me një tjetër grant. Po e shtrojmë edhe lejen e ndërhyrjes. Kulla veneciane në hyrje të kësaj zone të madhe arkeologjike është ndërhyrje e bërë nga BE.

Edi Rama: Do bëhet një qendër e re në Durrësin e vjetër. Na duhet shumë edhe për imazhin dhe turizmin dhe ekonominë

Elva Margariti: E kemi parë të ndërlidhur edhe me ndërhyrjen e portit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nevojat janë shumë më të mëdha"

Ahmetaj për DW/ Shpresojmë të mblidhen 450 mln euro

"Ministrat që lodhen shkojnë në stol rezervë"

A do ketë lëvizje në qeveri? Rama flet pas ndryshimeve