MENU
klinika

Kush është i burgosuri që përfundoi në spital

Rasti i pazakontë në burgun e Drenovës

13.05.2022 - 13:48

Një i paraburgosur në Burgun e Drenovës në Korçë përfundoi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Urgjencën e Spitalit të qytetit, pasi kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme ilaçesh duke vënë në rrezik jetën e tij.

Amarildo Ajdini i arrestuar prej disa javësh nën akuzën e vjedhjes, përfundoi me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por, pasi është rikthyer në qelitë e paraburgimit, atij i është zbuluar një armë e ftohtë.

Burimet bënë me dije se Ajdini kishte vjedhur një bisturi në ambientet e spitalit. Ende nuk dihen arsyet se pse i riu ndërmori një akt të tillë, ndërsa bisturinë e kishte fshehur mes rrobave të tij, e cila u zbulua pas kontrollit të ushtruar nga stafi i sigurisë së burgut.

“Në IEVP Korçë ndaj të paraburgosurit Amarildo Hajdini është përpiluar raport incidenti si dhe është shoqëruar për në veçim për arsye se: Me datë 12.05.2022 rreth orës 01:10 kur është kthyer nga Spitali Rajonal Korçë, gjate kontrollit kur i paraburgosuri do behej hyrje ne IEVP Koçe, ju gjete në xhep një mjet prerës (tip bisturie) rreth 5 cm i gjatë. Në drejtim të të paraburgosurit u kryen veprimet procedurale dhe materialet ju kaluan për veprime të mëtejshme SHKBB”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgut të Korçës.

ARRESTIMI

Pas zbulimit të bisturisë, e cila dyshohet se u vodh në ambientet e Spitalit të Korçë ku i burgosuri kishte shkuar për të marrë trajtim mjekësor, tanimë ai do të jetë në regjim të posaçëm brenda burgu. Deri më tani ishte në qelitë e paraburgimit, ndërsa nga dita e djeshme është futur në regjim.

Mësohet se do të procedohet për nenin 324/a të kodit penal për futjen e sendeve të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit. Mësohet se Amarildo Ajdini është arrestuar pak kohë më parë nën akuzën e vjedhjes. Ai akuzohet nga Policia të ketë vjedhur në një banesë materiale ndërtimi dhe një njësi kompjuteri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN