MENU
klinika

Premier League, Java 36

Rikthehet Chelsea, tri pikë me aromë Champions

11.05.2022 - 22:25

Chelsea është rikthyer me sukses, pasi nuk fitonte prej 3 ndeshjeve radhazi. Blutë e Londrës mposhtën 0-3 Leeds në transfertë dhe tashmë pjesëmarrja në Champions League për sezonin e ardhshëm nuk mund të vihet në dyshim.

Në “Elland Road” shënuan Mount që në minutën e katërt, Pulisic në të 55-tën dhe  dhe Lukaku shtatë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, me sulmuesin belg që e gjen golin për të dytën ndeshje radhazi.

Chelsea me këtë sukses praktikisht siguron pjesëmarrjen në Champions, pasi diferenca me Tottanhamin shkon 8 pikë, me skuadrën e Contes që ka tri ndeshje për të zhvilluar.

Nga ana tjetër, Leedsi me këtë disfatë të radhës mbetet në vendin e 18-të me 34 pikë, aq sa Burnley, që ka golaverazh më të mirë dhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN