16.05.2022 - 11:31
Drejtuesi i një kamioni ka humbur jetën, ndërsa punëtori tjetër ka mbetur i bllokuar në inerte, teksa po punoni në bypasin Orikum-Kaninë. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku kamioni siç duket është dëmtuar krejtësisht në pjesën e parë të tij.
‘Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar , është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.