MENU
klinika

“Nuk do të ishte një akt miqësor”

Rusia shpreson që Serbia s’do t’i vendosë sanksione

13.05.2022 - 10:04

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexandar Botsan Kharchenko, pret që marrëdhënia mes vendit të tij dhe Serbisë, të mbetët ashtu siç është, sipas tij e fortë, miqësore dhe strategjike.

Kharchenko në një intervistë për Radio Televizionin e Vojvodinës, nuk ka dashur të thotë se cili do të ishte reagimi i Rusisë nëse Serbia i vë sanksione për shkak të luftës në Ukrainë, por ka shtuar se kjo nuk do të mirëpritej.

“Vënia e sanksioneve, sidomos e këtij dimensioni, nuk do të ishte një akt miqësor”, ka thënë Kharchenko, raportuan mediat serbe të enjten mbrëma.

Mbi Serbinë dita-ditës po rritet presioni për t’u rreshtuar me Perëndimin kundër luftës së nisur nga Rusia dhe t’i vë këtij shteti sanksione. Deri më tash, Serbia ka refuzuar t’i vë sanksione, duke u bërë ndër shtetet e vetme në Evropë që nuk e ka dënuar Rusinë për agresionin në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se presioni mbi vendin e tij është i madh për t’i vënë sanksione Rusisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritjet nga zgjedhjet në Serbi

A mund të jetë Vuçiç prapë fitues?

Shaban Murati: Proces gjyqësor apo politikë dhe propagandë

Çfarë fshihet pas një padie të Serbisë ndaj NATO-s për uraniumin e varfëruar?

"Para së gjithash, çështje për BE"

Armët ruse në Serbi, përmes NATO dhe BE