MENU
klinika

Shtypi francez, 1946

Sartri shkruan për artin e Gjon Milit

08.05.2022 - 13:54

       Nga: Aurenc Bebja*, Francë

“Libération” ka botuar, të premten e 11 tetorit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ekspozitën e Gjon Milit asokohe në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Fotografia, vepër arti

Në “Galerie du Bac”, Jean-Paul Sartre e prezanton Gjon Milin, me këto fjalë: “Ai ka kokën e një antengrënësi, një hundë që do ta nuhasë botën shumë përpara tij, për të besuar se ai do ta zhysë papritur në një fole milingonash.”

Është e padiskutueshme që Mili, artist nga Nju Jorku, dëshmon se fotografia mund të jetë një art i madh.

Duke montuar figura kërcimtarësh, duke treguar një vajzë të vogël duke kërcyer me litar në disa aspekte (fotografinë e së cilës, lexuesit tanë e patën ekskluzive), ai dëshmon sesa e madhe është dhuntia e tij për analizën plastike.

Pasi ka fotografuar të gjithë anëtarët e Konferencës së San Françiskos, ja ku është në Paris.

Gjithçka e bën kurioz. A nuk e ka shprehur tashmë, sharmin e rrënuar të oborrit ngjitur me studion e skulpturës nga Zadkine?

— Do të doja të jetoja në Paris, katër muaj në vit, – na thotë Gjon Mili. Por, si mund të gjesh një strehë këtu?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tundimi i postrealitetit

Grimaldi – realiteti i padukshëm