MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi dhe çështja e targave

Scholz pret sot në Berlin Kurtin dhe Vuçiç

04.05.2022 - 10:30

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz do të presë në selinë e tij në Berlin në takime të veçanta kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Scholz fillimisht pritet të takohet fillimisht me Kurtin, ku në qendër të diskutimeve do të jetë koordinimi i mëtejshëm mbi agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe çështjet dypalëshe dhe rajonale

Më pas Scholz do të presë Vuçiç, me të cilin po ashtu për diskutim ka të njëjtat tema.

Scholz do të synojë të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes kyçe të pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor, e që është problemi mes Kosovës dhe Serbisë.

Në BE ka pasur disa përpjekje për të krijuar kushte për një takim të nivelit të lartë midis Kurtit dhe Vuçiçit, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por deri më tani pa sukses. Vetë kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se nuk do t’i ftojë liderët në një takim të tillë sa për sy e faqe, pa pasur indikacione të qarta se në takim do të arrihet përparim konkret. Ky takim joformal në Berlin, mund të jetë një mundësi për të përmirësuar atmosferën në kuadër të dialogut dhe për ta bërë të mundur edhe ndonjë takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Takimet e para që janë zhvilluar mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, një zyrtar i BE-së i ka cilësuar si “takime jo të lehta, jo të këndshme dhe jo me përmbajtje”. Ky zyrtar ka thënë se ato takime kanë qenë më shumë “monologje të këtyre liderëve” sesa dialog i vërtetë.

Pritet që në këtë takim të vazhdojnë gjithashtu diskutimet për çështjen e targave, për të cilën palët nuk janë marrë vesh në takimin e fundit në Bruksel. Marrëveshja e përkohshme për targat parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave të Kosovës dhe Serbisë kur ato kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dialogu Kosovë-Serbi/ Dy liderët takohen sërish pas 1 viti

Scholz fton Vuçiç dhe Kurtin në Berlin