Arrest me burg për 4 personat e arrestuar në lidhje me mashtrimet sa i takon punimeve për vendosjen e sistemit të kondicionimit në prokurorinë e Elbasanit. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen e prokurorisë.
Sipas dosjes, firma instaloi një ‘chiller’ që nuk funksiononte. Ndërkohë nën akuzë janë vënë administratorët e dy kompanive, drejtuesi teknik dhe inxhinierët. Kujtojmë se dy prej të akuzuarve janë shpallur në kërkim.
MASAT ARREST ME BURG
1-Ded Maluta, i dyshuar për veprën penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim .
2-Vladimir Maluta, me profesion inxhinier ndertimi, i dyshuar per vepren penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim.
3-Ardian Lloshi, me profesion inxhinier ndertimi, i dyshuar per vepren penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim.
4-Ibrahim Dragoshi, me profesion inxhinier, i dyshuar për kryerjen e vepres penale te “Mashtrimi me pasoja te renda” parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal dhe “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim.
“Në muajin dhjetor 2020, Drejtuesi i Prokurorisë, në mungesë të një specialisti të brendshëm mirëmbajtje në këtë institucion ka kërkuar nga Bashkia Elbasan, vendosjen në dispozicion të nje grupi ekspertesh te jashtem, pa kundershperblim monetar, per te kryer nje verifikim profesional te pajisjes dhe dhenien e nje mendimi teknik mbi te…”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Chiller”.
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.
Vihet në pranga 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Chiller”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:
– A. L., 48 vjeç, dhe I. D., 59 vjeç, të dy banues në Tiranë, administratorë në dy subjekte të ndryshme.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit D. M., 60 vjeç, banues në Pukë, dhe V. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në subjektet që administrojnë, kanë kryer shkelje për punimet që janë kryer në godinën e një institucioni, konkretisht në sistemin e kondicinimit dhe të kaldajës, të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për veprime të mëtejshme procedurale.