MENU
klinika

"Roland Garros"

Short i pamëshirshëm, Nadal-Djokovic në çerekfinale

30.05.2022 - 11:50

Janë përcaktuar çerekfinalistët e parë të grand slam të Roland Garros. Nuk ka surpriza te meshkujt, teksa tenistët më të mirë avancojnë më tej. Numri 1 në botë, serbi Novak Djokovic, fitoi 3-0 (6-1, 6-3, 6-3) ndaj argjentinasit Diego Schwartzman.

Fitore të vështirë mori Nadal, që mundi 3-2 kanadezin Felix-Auger Aliassime (3-6, 6-3, 6-2, 3-6, 6-3). Për spanjollin një ndeshje e vështirë, pasi vuajti shumë për të shkuar mes 8 më të mirëve pas më shumë se 4 orësh lojë. Nadal e Djokovic do të luajnë mes tyre në çerekfinale.

Një tjetër spanjoll që avancon është Carlos Alcaraz, që mposhti 3-0 (6-1, 6-4, 6-4) rusin Karen Khachanov. Një biletë për në çerekfinale siguron edhe tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 3 në botë, që mundi 3-0 spanjollin Zapata Miralles.

Te femrat, në çerekfinale avancojnë kanadezja Leyla Fernandez, që mundi 2-1 Aryna Anisimova të Amerikës. Më tej shkon edhe Cori Gauff e Amerikës, që mposhti 2-0 belgen Elise Mertens. Surprizë kualifikimi i italianes Martina Trevisan, që eliminoi Aliaksandra Sasnovich të Rusisë, ndërsa amerikania Sloane Stephes mundi 2-0 zviceranen Jil Teichmann.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon