MENU
klinika

"Të bëhet virale në Tik Tok!"

Shtëpia diskografike i vendos kusht artistes

23.05.2022 - 13:17

Këngëtarja e njohur, Halsey ka bërë së fundmi një reagim lidhur me karrierën e saj.

Ajo shprehu zhgënjimin me kompaninë diskografike që po bashkëpunon, ku në TikTok pretendoi se ata po i bllokojnë publikimin e një kënge që ajo vërtet e do shumë.

“Në thelb, kam një këngë që e dua, dëshiroj ta publikoj sa më shpejt, por shtëpia ime diskografike nuk më lejon”.

Halsey dukej mjaft e vrenjtur në fytyrë, teksa në sfond kishte vendosur këngën e saj të papublikuar ende. Asaj i kanë kërkuar që të bëhet virale në Tik Tok.

“Unë kam qenë në këtë industri për tetë vjet dhe kam shitur mbi 165 milionë disqe. Kompania thotë se nuk mund ta publikoj këngën…”.

Menjëherë ndjekësit kthyen vëmendjen nga Halsey.

Megjithatë, nuk është më sekret që ekipet e artistëve kanë filluar të prodhojnë “momente virale” në TikTok për vëmendje e për t’i rritur popullaritetin projekteve të tyre.

“Gjithçka është marketing,” përfundoi Halsey. “Unë thjesht dua të nxjerr muzikë dhe meritoj më të mirën, të jem e sinqertë. Jam e lodhur…”.

Përfaqësuesit e Halsey dhe labelit të saj, Astralwerks/Capitol, nuk kanë bërë asnjë replikë deri më tani. Edhe pse prestigjiozja Variety ngulmoi, ata nuk kthyen asnjë përgjigje.

Por ç’po ndodh me Halsey-n? Mos vallë e gjithë kjo video po bëhet për vëmendje? Mbetet për tu parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


" Më duhej të ushqehesha..."

Halsey: Mendoja të bëhesha prostitutë

Instagrami u mbush me rreze dielli dhe ylberë

Pas një aborti, këngëtarja sërish shtatzënë!

“Victoria’s Secret”

Rita “lë në hije edhe engjëjt”!

Çfarë dëgjoi bota në vitin 2019?

‘Top 5’ artistët më të dëgjuar të dekadës