MENU
klinika

Ja si përgjigjet Berisha

Si do të arrijnë demokratët të vijnë në pushtet përballë një maxhorance të fuqishme?

13.05.2022 - 19:04

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se demokratët do të fitojnë atëherë kur të bindin çdo qytetar që nuk voton apo mendon se ky vend nuk bëhet se ky vend do të bëhet. Ai pohoi nga Elbasani se qeveria ka mjete të shumta, sipas tij mjete krimi dhe se PD nuk do të shkojë drejt tyre, por se do t’i prekë kordat e vokalit moralit shqiptar.

“Ne demokratët do të fitojmë betejën vetëm kur të arrijmë të bindim çdo qytetar që nuk voton, që është i dëshpëruar, që mendon se ky vend nuk bëhet dhe duhet të ikë, të bindim që ky vend bëhet dhe do bëhet. Të bindim që të duam më shumë këtë vend, pikërisht për ta bërë këtë vend. Ju e thatë, qeveria ka mjete të shumta, për hir të së vërtetës në tërësi mjete krimi dhe ne kurrë nuk do shkojmë drejt tyre.

Ne do elektrizojmë shoqërinë në rast se ne do të arrijmë t’i prekim kordat e vokalit të moralit shqiptar. Në rast se ne do të ngjallim besimin te vendi dhe krenarinë shqiptare te shqiptarët. Nuk kemi ne asnjë arsye pse të mos kemi besim. Kam parë shkretëtira të shtruara në gjysmë parajsa dhe Shqipëria nuk është shkretëtirë, por është përrallore në pasuritë e saj”, tha Berisha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai theksoi më tej se puna jonë është një mision. “Për demokratët në këto vështirësi, nuk është detyrë, është mision i madh. Të bëjmë gjithçka për të bindur, për të ngjallur shpresë, por ne kemi një histori Sonila dhe ajo histori na jep të mundur për të argumentuar. Për ta faktuar, erdhi me të birin që jetonte në Londër një qytetar nga Kryevidhi dhe më thotë doktor kur dola në pension, në vitin 2007, dola me një pension 160 mijë lekë. Brenda periudhës së qeverisjes suaj, pensioni më shkoi 250 mijë lekë. Në këto 9 vite pensioni është rritur 10 mijë lekë, por duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të ushqimeve është pakësuar të paktën 50 mijë lekë. Pra, ne i kemi argumentet, i kemi të gjitha. megjithatë unë jam që t’u afrohemi njerëzve me lutjen më të mirë të duam më shumë kombin shqiptar, interesin tonë kombëtar, të ndihemi më shumë krenar me të qenit shqiptar dhe t’i besojmë këtij vendi. Unë ju siguroj se janë çdo mundësi dhe potencial për të shndërruar në realitet çdo premtim që bëjmë”, deklaroi Berisha.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!