MENU
klinika

Çfarë pritet?

Si do të dukej NATO me Suedinë dhe Finlandën të anëtarësuara?

26.05.2022 - 08:30

Finlanda dhe Suedia kanë dorëzuar zyrtarisht aplikimet për t’u bashkuar me NATO-n, aleancën më të fuqishme ushtarake në botë, në një lëvizje që do të rivizatojë hartën gjeopolitike të Evropës veriore.

Vendimet e dy vendeve historikisht neutrale vijnë si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës, tashmë në javën e 12-të.

Megjithatë, në mënyrë që vendet nordike t’i bashkohen aleancës prej 30 anëtarësh, të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s duhet njëzëri të bien dakord për t’i pranuar ato.

Edhe pse Turqia ka shprehur rezerva kundër bashkimit të tyre, ajo nuk pritet t’i pengojë.

Por çfarë pritet pas anëtarësimit rë tyre?

Për vitin 2022, buxheti ushtarak i NATO-s është caktuar në 1.56 miliardë euro (1.64 miliardë dollarë). Vendet anëtare kontribuojnë në buxhet bazuar në një formulë të ndarjes së kostos që vjen nga të ardhurat kombëtare bruto të çdo vendi.

SHBA dhe Gjermania kontribuojnë në mënyrë të barabartë përqindjen më të lartë, duke arritur në më shumë se 30 për qind të buxhetit ushtarak.

Procesi i aplikimit për Finlandën dhe Suedinë për t’u anëtarësuar në NATO mund të zgjasë deri në një vit. Megjithatë, pasi të bëhen anëtarë, do të nënkuptojë se forcat e NATO-s mund të jenë pranë kufirit finlandez-rus prej 1,340 km (833 milje).

Putin beson se masa është një përshkallëzim i tensioneve ushtarake. Gjatë një daljejee televizive, ai tha se “zgjerimi i infrastrukturës ushtarake” do të “provokonte përgjigje”.

Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Ukraina kanë deklaruar më parë dëshirat e tyre për t’u anëtarësuar në NATO.

Megjithatë, pas pushtimit rus të Ukrainës, Zelenskyy pranoi në mars se nuk kishte gjasa që Ukraina të ishte në gjendje të bashkohej me NATO-n.

Burimi: Al Jazeera
Përktheu dhe përshtati: Konica.al