MENU
klinika

Çështja Johnny Depp - Amber Heard

Si e ndihmoi veshja Kate Moss të ishte sa më bindëse në gjyq?

26.05.2022 - 10:02

Modelja Kate Moss doli në tribunë për të dëshmuar në emër të ish-të dashurit Johnny Depp. Qëllimisht apo jo, ajo u sigurua që të vendoste sa më shumë distancë midis vetes dhe personazhit të saj të pasarelave. Ekspetët e stilit sugjerojnë se ishte një lëvizje e llogaritur për të sjellë më shumë ‘autoritet’ dhe ‘autenticitet’ në dëshminë e saj.

Ajo njihet për fustanet magjepsës, aksesorët luksoz dhe grimin perfekt por në vend të tyre, supermodelja 48-vjeçare veshi një xhaketë Saint Laurent mbi një bluzë të bardhë. Kjo e ndihmoi atë të arrinte një pamje të thjeshtë dhe estetike gjatë paraqitjes së saj të shkurtër në gjyqin mes Depp kundër Amber Heard.

Sipas personalitetit televiziv Robert Verdi, pamja e Moss-it i mundësoi asaj të dukej sikur nuk po ‘përpiqej shumë’, ndërkohë që e ndihmonte të përqendronte vëmendjen në fytyrën e saj dhe jo në modë.
“Kombinimi i ngjyrës bardh e zi ishte i zgjuar, sepse kur ka mungesë ngjyre, të bën të shikosh fytyrën e personit”-tha ai.

Ai sugjeroi se pamja dhe bukuria e Moss-it synonin ta ndihmonin atë të krijonte një imazh autenticiteti dhe autoriteti, diçka që ajo e arriti përmes disa trukesh të thjeshta.
“Xhaketa ka autoritet, ndërsa bluza shton një prekje femërore. Të linte bluzën të palidhur do të thoshte që ajo nuk ndihej e bezdisur dhe i dha Moss një pamje sikur nuk ishte përpjekur shumë”.

Kur bëhet fjala për bukurinë, Moss shtoi më tej imazhit të saj si një person me autoritet grimin e thjeshtë.
Grimi synohej të ishte sa më natyral megjithëse ka të ngjarë që supermodelja të ketë punuar me një grimier profesionist për të arritur stilin e synuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN