MENU
klinika

Dënimi i Gjykatës

Si e vrau burrin në gjumë Drane Deda

27.05.2022 - 09:45

Gjykata e Kurbinit ka dënuar me 14 vite burg 60-vjeçaren Drane Deda, e cila goditi për vdekje me sqepar bashkëshortin e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në nëntor të vitit 2020 në Sanxhak të Kurbinit. Pas shqyrtimit të çështjes në themel, gruaja u gjet fajtore për veprën “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare” dhe u dënua me 21 vite burg, por duke qenë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ku dënim iu ul me 1/3-n dhe do të vuajë vetëm 14 vite prapa hekurave. E moshuara do ta kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

NGJARJA

Mëngjesin e 6 nëntorit të vitit 2020, 59-vjeçarja dgoditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj, Llesh Deda, 61 vjeç. Ky i fundit mori plagë serioze dhe gjeti vdekjen pak ditë më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshortëve, të cilët janë prindër të dhjetë fëmijëve, kanë qenë të vetëm në banesë dhe dyshohet se fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin, madje burri e kishte dhunuar gruan.

Në debat e sipër, gruaja ka dalë jashtë shtëpisë dhe ka marrë një sqepar, duke e goditur në kokë bashkëshortin e saj. Menjëherë pasi ka kryer aktin e rëndë, ajo është larguar nga shtëpia dhe është vetëdorëzuar në Polici, duke treguar atë çfarë kishte bërë. Ndërkohë, kanë qenë fqinjë e të afërm të familjes, të cilët kanë dëgjuar zhurmë dhe e kanë gjetur burrin e gjakosur në shtëpi, duke e marrë menjëherë dhe dërguar në spital.

KONFLIKTET

Referuar dosjes hetimore, thuhet se në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshortëve kanë qenë të vetëm në banesë. Sipas Policisë, 61-vjeçari ishte përdorues alkooli dhe çifti kishte pasur konflikte të vazhdueshme mes tyre, por nuk kishte pasur denoncime në Polici për dhunë në familje. Ata jetonin të vetëm, në kushte të vështira ekonomike, në një banesë thuajse të shkatërruar fare pranë autostradës MilotMamurras, në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Ditën e ngjarjes, siç ka dëshmuar gruaja më pas në Polici, bashkëshorti i saj ishte në gjumë në momentin kur e qëlloi me sqepar. “Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më është nxirë jeta me të edhe pse kam vijuar të qëndroj kaq gjatë. Atë ditë nuk jemi grindur fare. Ai ishte në gjumë dhe unë shkova në magazinë, mora një sqepar dhe ashtu siç flinte, e kam qëlluar dytri herë, ku kam menduar se e kam vrarë, pasi nuk ka lëvizur fare. Më pas kam shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i kam treguar se çfarë kishte ndodhur”, ka rrëfyer para oficerëve Drane Deda.

Çfarë thanë vajzat e viktimës

Pas ngjarjes së rëndë në familjen e tyre, dy vajzat e çiftit Deda thanë se nëna e tyre ishte dhunuar gjithë jetën nga babai. Një prej vajzave deklaroi kohë më vonë në “News 24” se babai mbante gjatë gjithë kohës një sqepar te koka kur flinte, prej të cilit ironikisht gjeti edhe vdekjen. “Mami na tha ‘për kokë të 10 fëmijëve ai më ka kërcënuar me atë sqepar që unë e vrava. E thashë o unë, o ai’. Babi e mbante gjithmonë një sqepar poshtë krevatit të tij. Mami nuk kishte fjetur fare atë natë. Kanë që nga viti 2001 që nuk flinin më bashkë”, deklaronte vajza, Daniela Deda. Daniela tha se problemet mes prindërve të saj kanë nisur që vitin e parë të martesës. Ajo thotë se edhe dy ditë para se të ndodhte ngjarja, kishin pasur debate. Por me gjithë krimin e rëndë që kreu, nëna e ka telefonuar nga burgu dhe iu ka kërkuar falje fëmijëve për atë që ka bërë. “Mami më ka thënë që vitin e parë kanë pasur sherre, probleme. E rrihte, i flisnin të tjerët keq. Më merr shpesh nga burgu dhe më thotë si është babi, më thotë që e kam bërë pa vetëdije, më falni”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit