MENU
klinika

Disa këshilla

Si ta përmirësoni dietën ushqimore, gjatë stinës së pranverës

14.05.2022 - 08:44

Me motin më të ngrohtë vjen një dëshirë në dukje universale për të zbukuruar pothuajse çdo aspekt të jetës tuaj. Kjo në përgjithësi i referohet rregullimit të një shtëpie ose rinovimit të një gardërobë, por ideja për të filluar nga e para me zakonet tuaja mund të zbatohet edhe në ushqim. Ja se si të përmirësoni mënyrën e të ushqyerit këtë pranverë:

1.Përditësoni listën tuaj të ushqimeve me produktet e pranverës

Blerjet ushqimore sipas stinës nuk janë vetëm të shkëlqyera për të përgatitur ushqime të shijshme, por gjithashtu mund të rrisin vlerën ushqyese të pjatave tuaja. “Prodhimet sezonale mund të jenë të pasura me lëndë ushqyese dhe shije pasi ato korrren gjatë kohës së pikut të tyre,”-shpjegon Chaudhry.

2.Provoni një suplement perimesh

Edhe kur shtoni më shumë perime pranverore në dietën tuaj, nuk është kurrë e dëmshme të futni fshehurazi edhe më shumë lëndë ushqyese nëpërmjet një suplementi vegjetal.

3.Qëndroni të hidratuar

E keni dëgjuar herë pas here, qëndrimi i hidratuar është thelbësor, veçanërisht kur moti fillon të nxehet. Pirja e ujit ka shumë përfitime si rregullimi i temperaturës së trupit dhe ndihma e trupit tonë për të hequr qafe toksinat.

4.Konsideroni shtimin e proteinave bimore

Ju nuk keni nevojë të ndiqni një dietë vegjetariane ose vegane për të shijuar opsionet e proteinave me bazë bimore dhe shtimi i më shumë pjatave me fasule dhe thjerrëza në javën tuaj mund të diversifikojë dietën tuaj dhe madje të ofrojë një sërë lëndësh ushqyese unike.

5.Shtojini pjatës suaj më shumë drithëra

“Mundohuni të shtoni në pajtën tuaj sa më shumë drithëra integrale të gjithanshme si tërshëra, quinoa dhe orizi kafe në mikrovalë mund të jetë i dobishëm për disa receta javore,”-thotë Chaudhry.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këto ushqime mund t’ju ndihmojnë ta arrini

Dëshironi shkëlqim të shëndetshëm të lëkurës?


Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”