MENU
klinika

Ja disa këshilla!

Si të kombinoni veshjet pastel në verën 2022

24.05.2022 - 10:38

Në një pranverë-verë 2022 ku dominojnë ngjyrat e ndezura, ngjyrat pastel mbeten një zgjedhje e përhershme për ata që nuk janë mësuar të vishen në një mënyrë ekscentrike. Jeshile, blu e çelët, rozë, livando, e verdhë: si të kombinoni rrobat me ngjyra të çelura për të krijuar një pamje sa më tërheqëse?

Sfilatat e modës diktojnë udhëzimet që duhen ndjekur, duke filluar nga nuancat delikate dhe veshjet ku duhet të përqendroheni. Një këmishë ngjyrë livando. Veshjet plotësuese të look-ut tuaj në ngjyrat pastel, për përdorim të përditshëm: një xhaketë sportive klasike me dy krahë në rozë të butë dhe pantallona me vijën mashkullore në ngjyrë blu të hapur.

Si të kombinoni ngjyrat pastel në pranverë-verë 2022

Për të krijuar një veshje trendi me më shumë se një ton pastel në vitin 2022, rregulli është që të fokusoheni te veshjet me prerje mashkullore, njësoj si ato që mbizotërojnë sfilatat e modës. Numri maksimal i nuancave në një pamje të vetme: dy ose tre, në varësi të asaj se sa jeni të interesuar për stilimin. Një ngjyrë e ngrohtë pastel si roza shkon në mënyrë perfekte me dy tonalitete të ftohta si bluja e hapur dhe livandoja.

Kombinimi funksionon mirë edhe nëse këmishën livando e zëvendësoni me një të verdhë të lehtë. Nëse, nga ana tjetër, fokusoheni në një ton të ftohtë – jeshile për shembull – pjesa tjetër e pamjes duhet të përzihet me ngjyra të ngrohta të lehta. Aksesorët: gjithmonë të reduktuar në minimum, dhe në tone neutrale, si sandalet e kryqëzuara të pikasura në pasarelë. Bizhuteritë: të arta, sepse qëllimi është të bien në sy kontrastet. Nuancat tradicionale si e bardha, bluja e errët dhe bezha rekomandohen gjithmonë kur dëshironi të përmirësoni ngjyrat e çelura një nga një: absolutisht për t’u shmangur, përzierja dhe kombinimi i fluoreshentit dhe pastelit.

Silueta e pjesëve të zgjedhura në tonalitete pastel është detaji që bën diferencën: një ton romantik korrespondon me një prerje rigoroze dhe thelbësore. Një detaj i vogël që duhet mbajtur gjithmonë parasysh kur do të vishni tonalitete më pak intensive, në mënyrë që të mos rrezikoni t’i shtrembëroni dhe t’i transformoni në pamje të rastësishme që lënë në hije në vend që të theksojnë ngjyrën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Para se të ndërroni garderobën...

5 ngjyrat e vetme që ju duhen këtë vjeshtë

Ne ndjekim përgjithmonë tendencat...

13 gabimet në veshje që prishin pamjen e burrave

Bëhuni gati t'i shihni kudo!

5 trende ‘të papritura’ të kësaj vere!


Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”