MENU
klinika

Pas ndeshjes me Metz

Sky Sport: Mbappe ka vendosur, lajmërimi jepet sot

21.05.2022 - 15:37

Dy ditë e fundit ka lajme të shumta mbi të ardhmen e Kylian Mbappe, por ai do të rinovojë kontratën e tij me PSG. Vendimi tashmë është marrë dhe pritet të bëhet publik pas sfidës kundër Metz.

Parizienët do të festojnë edhe titullin kampion në Ligue 1, të paktën për këtë është e sigurt Sky Sport. Mbappe kishte një akord verbal me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez, dukej gjithçka e mbyllur me sulmuesin që do të realizonte ëndrrën e tij, për të veshur fanellën e bardhë.

Në më shumë se një herë kjo marrëveshje dukej e mbyllur, por në fund Mbappe ka “tribluar” Real Madrid duke zgjedhur të vijojë karrierën e tij në Paris.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN