MENU
klinika

Aksident në Korçë

‘Smarti’ humb kontrollin, plagoset shoferja

21.05.2022 - 10:08

Një aksident është regjistruar sot gjatë natës në Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:10, në lagjen nr. 1.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet S. C., banuese në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 21.05.2021, rreth orës 01:10, në lagjen nr. 1, Korçë, shtetasja S. C., banuese në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

 

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.