MENU
klinika

Kupa e Italisë

Spektakël me gola, finalja Juve-Inter shkon në shtesë

11.05.2022 - 22:58

Finalja e Kupës së Italisë mes Juventus dhe Inter ka shkuar në shtesë. Kjo pasi 90 minutat në “Olimpico” të Romës përfunduan në barazim 2-2, një rezultat që con sfidën në shtesë.

Vetëm 6 minuta lojë dhe menjëherë ka qenë Barella ai që ka shënuar gol për Interin. Mesfushori i Interit me të djathtën e tij ka lëshuar një gjuajtje të harkuar të cilën Perin nuk e ka parë fare.

Sapo ka nisur pjesa e dytë, direkt Juventus ka treguar dhëmbët ndaj Interit. Magjike skuadra bardhezi, që në harkun kohor të 2 minutave ka shënuar dy gola. E paimagjinueshme kjo, teksa Interi tronditet totalisht.

Në fillim ishte Morata ai që devijoi goditjen e Alex Sandro, duke nxjerrë jashtë kohe Handanovic. Kalojnë vetëm 75 sekonda dhe në një kundërsulm rrufe, Vlahovic shënon golin e avantazhit.

Por Inter nuk dorëzohet dhe hidhet para. Në 80’ ka penallti. Nga pika e bardhë shfaqet Calhanoglu dhe shënon, ndeshja barazohet 2-2. Minutat e fundit janë të hapura, por nuk ka më gol, për pasojë ndeshja shkon në shtesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Goal" shkruan për bomberin kuqezi

Si u kthye Vrioni në një makineri goli në Austri