MENU
klinika

Ka surpriza

Sportistët më të paguar për vitin 2022

11.05.2022 - 21:13

Lista ndryshon nga viti në vit, por disa mbeten gjithnjë brenda top-10. Po cilët janë sportistët më të paguar në botë në vitin 2022? Lebron James është i pari, sipas renditjes së bërë nga faqja e specializuar Sportico.

Basketbollisti i Lakers ka përfituar 127 milionë dollarë, nga të cilat 70% rrjedhin nga investimet dhe sponsorizimet (90 milionë dollarë). 18 herë All-Star Game dhe lider i Los Angeles Lakers është ngjitur me 4 pozicione në krahasim me vitin e kaluar dhe i ka paraprirë një treshe futbollistësh: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Të katër ishin atletët e vetëm që fituan më shumë se 100 milionë dollarë vitin e kaluar. Argjentinas në sezonin e parë larg Barcelonës fitoi 122 milionë dollarë (50 jashtë fushës). Në shkallën më të ulët të podiumit të kësaj renditjeje speciale gjejmë CR7 që fitoi pak më pak se 115 milionë dollarë, 55 prej të cilave rrjedhin nga marrëveshjet.

Shoku brazilian i Messit në PSG ka fituar 103 milionë dollarë vitin e fundit (38 jashtë fushës). Në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë në renditje, përveç tre lojtarëve, janë edhe 4 lojtarë të NBA.

Lebron James i janë bashkuar Stephen Curry, Kevin Durant dhe James Harden përkatësisht i gjashti (86.2 milionë dollarë), i shtati (85.9 milionë dollarë) dhe i nënti (76 milionë dollarë) në renditje.

Top dhjetëshen e plotësojnë boksieri Canelo Álvarez (i pesti me 89 milionë dollarë), legjenda e tenisit Roger Federer (i teti me 85.7 milionë dollarë) dhe lojtari i golfit Tiger Woods (i dhjeti me 73.5 milionë dollarë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN