MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 32

“Thatësirë” në Elbasan, Vllaznia nuk përfiton

05.05.2022 - 18:39

Ndeshja e fundit e javës 32 mes Dinamos dhe Vllaznisë nuk prodhoi gola, me sfidën në “Elbasan Arena” që u mbyll 0-0. Një pikë që vlen shumë pak për objektivat e të dyja skuadrave, blutë për mbijetesë dhe shkodranët për pjesëmarrjen në Evropë.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Vllazninë, që tentoi portën kundërshtare më shumë, por nuk arriti të shënonte. Shkodranët pretenduan madje edhe për penallti, por gjyqtari nuk ishte i këtij mendimi.

Në pjesën e dytë Dinamo ekuilibron ndeshjen dhe krijon edhe ajo rastet e veta. Për t’u përmendur rasti i Rexhinaldo i vetëm pëballë portierit. Por edhe Aralica për kuqeblutë u ndal dy herë në harkun e një sekonde nga portieri Simoni. Në fund shkodranët rritën ritmin, por nuk ishte e thënë të merrnin pikët e plota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ilir Daja triumfon edhe në Kosovë

Ballkani shpallet kampion për herë të parë