MENU
klinika

Sinjale të reja nga Atdheu

Thumb për Borën pas lajmeve për ribashkim me Donaldin

18.05.2022 - 10:30

Atdhe Xharavina mbetet padyshim një konkurrentët më të komentuar të “Për’puthen”. Gjatë rrugëtimit të tij në emision i riu nga qyteti i Gjakovës mori vëmendje të madhe nga vajzat e thuajse me të gjitha zhvilloi takime.

E teksa të gjithë flasin për marrëdhënien e Donaldit me Borën dhe Beatrixën, të tjera situata po ndodhin nga ana tjetër.

Atdheu njihet për sinjalet e ndryshme drejtuar moderatores dhe flet pafundësisht me nënkuptime për të.

Ditën e sotme Atdheu bëri pikërisht atë që ka bërë së fundmi, ka dërguar sinjale për Borën edhe pse të nënkuptuara, tashmë duhet ta pranojmë se ky është stili i tij.


“Dikur nga fundi më tha njeri i vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë”, ka shkruar Atdheu në Instastory.

A ishte ky një sinjal apo kunjë e drejtpërdrejtë për Borën? Nëse keni qenë ndjekës të rregullt të “Për’puthen” do e kuptoni se po, “E ka bo për Borën”.

Nuk ju duket disi e çuditshme që ky thumb vjen menjëherë pas lajmeve për ribashkim mes Borës dhe Donaldit. Epo Atdheu ja ka dalë sërish ti trazojë ujërat.

Kujtojmë se në intervista të shumta Atdheu ka folur për marrëdhënien e tij misterioze me Borën por asnjëherë nuk e ka pranuar një lidhje të mundshme mes tyre.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka ngritur dyshime edhe para disa muajsh ku tha se vajza që i ka pëlqyer më shumë gjatë rrugëtimit të tij në emision ishte pikërisht Bora Zemani.

Pas gjithë mohimeve për një lidhje të mundshme me Borën, Atdheu vazhdon të flasë me nënkuptime për të. Kjo është një nga arsyet pse publiku vazhdon të mbetet i paqartë për marrëdhënien e tyre e cila përflitet se ishte dhe shkaku i ndarjes së moderatores me Donaldin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk ka më dyshim për rikthimin e tyre!

Bora dhe Donaldi filmohen bashkë në Prishtinë (VIDEO)


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure