MENU
klinika

Zbulohen detajet

“Too Hot to Handle”, versioni shqiptar po vjen!

20.05.2022 - 10:10

“Too Hot to Handle” tashmë do të vijë dhe në versionin shqiptar në Top Channel, pas suksesit me “PërPuthen”.

Formati, thuhet se i është besuar Olsa Muhametit dhe do të zgjasë gjatë gjithë verës.

Olsa, njihet si autore e programeve të suksesshme në “Top Channel” por nuk e dimë ende se çfarë surpriza ka rezervuar ajo për serialin e ri.

A do të bazohet seriali tërësisht në versionin e “Too Hot to Handle” në Netflix apo do të përshtatet disi për publikun dhe shikuesit shqiptar?

Epo për të ditur më shumë detaje do na duhet të presim. I vetmi informacion që dihet deri më tani është se pjesë e formatit do të jenë beqarët më të njohur nga “PërPuthen”.

Çfarë është “Too Hot to Handle”?

Seriali ndjek një kast personazhesh thelbësorë që besojnë se do të kenë një pushim ëndrrash. Festa të mbushura me beqarë të veshur në mënyrë paksa provokuese dhe banja dielli, por i gjithë seriali bazohet tek një “trik” i vetëm.

Çfarë është ky “trik”? Kasti duhet të përmbahet nga të gjitha aktivitetet seksuale, përfshirë dhe puthjet gjatë gjithë kohëzgjatjes së xhirimeve të shfaqjes. Nëse ata janë në gjendje të mbajnë duart larg njëri-tjetrit, mund të largohen me një çmim prej 100,000 dollarësh që ndahet mes konkurrentësh. Sa herë që një çift thyen rregullat, paratë zbriten nga çmimi.

Tingëllon mjaft e lehtë, apo jo? Epo jo për të gjithë.

Tani presim të shohim sa e lehtë do të jetë për konkurrentët e “Too Hot to Handle” në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ajo dhe Bora do të largohen nga “Për’puthen”?

Olsa Muhameti reagon për herë të parë pas thashethemeve


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?