MENU
klinika

Premier League, Java 36

Tottenham triumfon në derbi, Champions ende e hapur

12.05.2022 - 22:45

Fitore e madhe e Tottenhamit përballë Arsenalit në “Tottenham Hotspur Stadium” të Londrës, sukses që ndez garën për vendin e katërt në Premier League, pasi diferenca mes dy skuadrave ngushtohet në vetëm 1 pikë (66 Arsenali/65 Tottenhami).

Një derbi spektakolar, që u dominua totalisht nga skuadra e Antonio Contes,  cila fitoi thellë 3-0. Në fakt, “Spurs”-at mund të kishin fituar më thellë përballë rivalëve ndërqytetas, që ishin në një ditë të keqe.

E zhbllokoi takimin që në minutën e 22-të Harry Kane, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh të shkaktuar nga Cedric ndaj Tierney-t. Gjithçka u komplikua për “Topçinjtë” në minutën e 33-të, kur Rob Holding u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë shokët e skuadrës me një lojtar më pak.

Në superioritet numerik, Tottenhami nuk e pati të vështirë për të shënuar edhe dy gola të tjerë, me Harry Kane në të 37-të dhe Son Heung-Min sapo nisi pjesa e dytë.

Në dy javët e fundit të Premier League-s Arsenali luan përballë Newcastle në transfertë dhe me Evertonin në “Emirates”, ndërsa Tottenhami pret Burnley-n dhe viziton Norwich.