MENU
klinika

Vëllai e gjeti të shtrirë në dysheme

Tragjike/ Humb jetën nxënësi i klasës së gjashtë

22.05.2022 - 10:20

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë, ku një i mitur 13-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vushtri, ku i mituri është gjetur nga i vëllai, i shtrirë në dysheme pa jetë. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të miturit, ndërsa trupi i tij është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore, për të bërë ekspertizën, për të kuptuar shkakun.

Njoftimi i policisë:

VDEKJE E DYSHUAR /Vushtrri 21.05.2022-14:12. Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpi ka gjetur vëllain -viktimën mashkull kosovar (i mitur) të shtrirë në dysheme.

Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.