MENU
klinika

Lidhet me të shkuarën

Tre ekipe duan Suarez, ka “tradhti” kudo që të shkojë

17.05.2022 - 21:51

Luis Suarez, pas ndeshjes së fundit të sezonit në Ëanda Metropolitano, është përshëndetur me tifozët dhe ka lajmëruar se nuk do ta rinovojë kontratën me Colchoneros.

Kështu, në verë do të mund të largohet me kosto zero. Duke u kthyer dy vite mbrapa, bashkë të nxehtin e verës kanë ardhur edhe zërat e parë të një transferimit të Luis Suarez te Juventus-i.

Operacion që është bllokuar nga çështja e marrjes së pasaportës dhe në Torino është kthyer Alvaro Morata. Dhe ka qenë uruguajani që është transferuar tek Atletico, duke fituar La Liga-n në vitin e tij të parë.

Tani, sulmuesi do të largohet nga Madridi dhe Seria A është kthyer të mendojë për të. Në garë për të siguruar shërbimet e tij janë Sevilla, Inter dhe Aston Villa, e ardhmja e tij mbetet akoma për t’u shkruar.

Një mundësi që mund t’i tundojë zikaltrit, për të patur një sulmues gati edhe në rast të një lamtumire të Lautaro Martinez. Por, për ta marrë Pistolero-n në San Siro, do të duhej një vendim i fortë nga ana e lojtarit.

Mundësia për t’u ribashkuar me Steven Gerrard, ish-shok skuadre dhe trajneri aktual i Aston Villa-s, mund të jetë një tundim i madh për uruguaianin. Ish-ylli i Barcelona-s do të kthehet kështu në Premier League pas eksperiencës me Liverpool-in dhe, përsëri, me Stevie G në krah.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN