“Dale” e Kidës, Ledrit dhe Butrintit ishte padyshim hiti i verës së kaluar.
Kënga që mori pëlqyeshmëri të madhe të publiku shqiptar duket se ka marr vëmendjen edhe të atyre serbë.
Këngëtarët serbë TORINO, PASHATA, KAMELIA kanë marrë këngën e artistëve shqiptarë dhe e kanë përshtatur në gjuhën serbe.
Në informacionet e ofruara në videon e publikuar, shihet se nuk ekziston asnjë marrëveshje mes tyre dhe artistëve kosovarë për të drejtat e këngës.
Më të dëgjuar këtë këngë, vërehet se vija melodike është e njëjtë me atë të “Dale”.
Madje, serbët e kanë përvetësuar krejtësisht autorësinë e këngës, duke vendosur emrat e tyre tek referenca ku tregohet se kush e ka krijuar muzikën, tekstin e aranzhmanin.