MENU
klinika

Ligue 1, Java 38

Tripletë e Mbappe në ditën e rinovimit, PSG e mbyll me “5 yje”

21.05.2022 - 23:01

Paris Saint-Germain e ka mbyllur kampionatin me një fitore bindëse 5-0 të arritur kundër Metz në javën e 38-të të Ligue 1. Siç e tregon edhe rezultati, gjithçka ka qenë e lehtë për kampionët e Francës, që e kanë festuar rinovimin e Mbappe me një paraqitje spektakolare.

Protagonisti i sfidës ka qenë Kylian, i cili ka realizuar tre nga pesë golat për skuadrën e tij. Neymar ka bërë poker në të 50-ën dhe Di Maria, i cili do të largohet nga PSG pas këtij sezoni, ka fiksuar shifrat në 5-0 në minutën e 67-të.

Një humbje e hidhur për ekipin mik, që sezonin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit francez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN