MENU
klinika

Formula 1

Triumfon Verstappen, dopietë e Red Bull, jashtë Leclerc

22.05.2022 - 16:49

Max Verstappen me Red Bull edhe njëherë tregoi se jo më kot është kampioni në fuqi i Formula 1. Piloti holandez triumfoi në Barcelonë, duke marrë edhe kreun e renditjes për pilotë, sepse Charles Leclerc doli jashtë.

Makina Red Bull mori kryesimin edhe për konstruktorë, pasi në vendin e dytë u rendit Sergio Perez. Podiumin e plotësoi George Rusell me Mercedes, ndërsa më pas ishte Carlos Sainz me Ferrarin.

Piloti spanjoll u parakalua nga Hamilton nga fundi i garës, por britaniku nuk arriti ta mbante këtë pozicion dhe zbriti në vendin e pestë. Gara e radhës do të jetë në Montecarlo pas një jave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN