MENU
klinika

Sfumohet kalimi te Napoli

Tuchel: Broja rikthehet me siguri te Chelsea

18.05.2022 - 17:02

Këto ditë, emri i Armando Brojës ka qarkulluar në shtëpinë e Napolit. Sulmuesi shqiptar i Southampton, i huazuar nga Chelsea, përflitej si zëvendësues i Victor Osimhen, nëse ky i fundit largohet nga blutë e Spallettit.

Ndërkohë, Thomas Tuchel, trajneri i bluve të Londrës shprehu mendimet e tij për sulmuesin e datëlindjes 2001: “Broja do të rikthehet te Chelsa me siguri. Dua ta kem atë në përgatitjet parasezonale, së bashku me Callagher. Pastaj do të vendosim se çfarë do të ndodhë. Kjo varet shumë nga dy lojtarët dhe çfarë do të tregojnë”.

A shuhet kështu ëndrra e “parë” e Napolit? Sigurisht, së pari do të jetë e nevojshme të shihet se si do të evoluojë çështja e Victor Osimhen. Kujtojmë se De Laurentiis do të ulet në tavolinë vetëm me një ofertë 100 milionëshe, në të kundërt nigeriani do të vazhdojë të veshë bluzën blu në sezonin e ardhshëm.

Broja ka treguar se është talent potencial këtë vit në Premier League. Me “Shenjtorët”, ylli shqiptar ka shënuar 9 gola deri më tani, megjithatë është shumë teknik dhe di të lëvizë shumë mirë në hapësira. Pikërisht për këtë, Tuchel nuk do ta lërë t’i rrëshqasë lehtë nga duart

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mourinho: Fantastike për shqiptarët

“Sa bukur nëse Kumbulla ngre trofeun në Tiranë”

Gazetari i ANSA-s: Policia të ketë kujdes

“800 euro për të ardhur nga Roma në Tiranë”