MENU
klinika

Çfarë nuk dini...

U bëjmë shpesh naze, por bamjet paskan vlera ushqyese!

16.05.2022 - 11:18

Na lejoni t’i shpallim bamjet, bishtajat më të urryera në planet. Madje edhe shefat e kuzhinës i urrejnë. Të shkretat bamje!

“Bamjet janë bishtajat më të neveritshme. Kur filloi të përhapej kuzhina fusion në Londër, shefat përdornin çdo përbërës të mundshëm dhe nëse nuk di t’i gatuash, bamjet bëhen të rrëshqitshme – dhe kanë shije të hidhur për më tepër. Janë të ngrënshme vetëm kur i skuq me shumë vaj, por çfarë nuk hahet kur e skuq me shumë vaj? Cili është qëllimi? Refuzoj të gatuaj bamje. Nëse i shoh në një pjatë, kërkoj t’i heqin,” ka thënë për Guardian Jason Atherton, shef në The Social Company Restaurants.

“Nëse ka ndonjë gjë të shpifur për mua në jetë, bamjet janë…Që i vogël i shihja dhe thoja ‘iiii bishta krokodili’. Ato qimet…Ma bënin lëkurën mornica-mornica. Mund të jenë shumë të mira, por unë…” tha Florjan Binaj në “Late Night Show” në RTV Ora në vitin 2019.

Me siguri që e keni dëgjuar nga mami/gjyshja fjalinë “bamjet janë mbreti i zarzavateve” ose “janë shumë të mira, mos bëj naze”. Në fakt, kanë të drejtë. Ja 20+ arsye pse nuk duhet t’u bëni naze (via Lifehack):

1. Ndiheni të ngopur: Fibrat dietike të bamjeve ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

2. Ndihmojnë në tretje: Përmbajtja e lartë e fibrave është e rëndësishme për aparatin tretës.

3. Kanë pak kalori: Numri i ulët i kalorive të bamjeve do të thotë që ju patjetër mund të hani më shumë pa patur frikë numrat në peshore.

4. Janë diuretike: Kjo do të thotë se ndihmojnë trupin të detoksifikohet dhe ju ndihmojnë të hiqni peshën e tepërt të ujit.

5. Ndihmojnë në kontrollin e niveleve të kolesterolit.

6. Luftojnë kancerin: Bamjet përmbajnë antioksidantë dhe ndihmojnë qelizat për të luftuar radikalet e lira që mund të shkaktojnë kancer.

7. Rritin sistemin imunitar: Fibra e shëndetshme në bamje ushqen bakteret e mira shumë të nevojshme në zorrë, që ndërtojnë imunitetin tonë kundër viruseve dhe infeksioneve.

8. Ndihmojnjnë për fertilitetin dhe shtatzëninë e shëndetshme.

9. Stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak.

10. Ndihmojnë në parandalimin e diabetit.

11. Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të veshkave

12. Mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të astmës: Doza e fuqishme e vitaminës C e bamjeve është lidhur me lehtësimin e problemeve të frymëmarrjes si astma.

13. Mund t’ju bëjnë të keni flokë të shëndetshëm: Bamjet e ziera, të ftohura dhe të përziera me lëng limoni mund të aplikohen në flokët.

14. Janë të mirë për trurin: Bamjet besohen të jenë një ushqim i mirë për trurin dhe hahen shpesh në Lindjen e Mesme nga studentët që kanë nevojë për “rifreskim” të trurit.

15. Janë anti-inflamatore: Kjo do të thotë se janë të mira për kyçet, si dhe për trajtimin e inflamacionit të mushkërive, dhimbjes së fytit dhe sindromës së zorrës së irrituar.

16. Janë të mira për shëndetin e syve: Vitaminat C dhe A janë të lidhura me reduktimin e rrezikut të kataraktit.

17. Kocka më të forta: Falë vitaminës K dhe folateve të saj, bamja është vlerësuar me parandalimin e dëmtimit së kockave dhe parandalimin e osteoporozës.

18. Janë të mira për lëkurën: Përmbajtja e lartë e vitaminës C ndihmon në rritjen dhe përtëritjen e qelizave të lëkurës dhe kolagjenit, gjë që e mban lëkurën të duket më e lëmuar, më e re dhe më e shëndetshme.

19. Janë një burim i madh i proteinave bimore: Me 2 gramë proteina për filxhan, bamja është një burim vegjetarian i proteinës fibroze, lehtësisht i tretshëm.

20. Ndihmojnë në shërimin e ulçerës.

Bonus: Të pasura me vitamina dhe zink, bamjet ndikojnë në rigjallërimin e energjisë dhe dëshirës seksuale.

Ç’doni më tepër?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”