MENU
klinika

Emrat

U qëllua nga kolegu i tij, ndërron jetë në spital efektivi i Policisë

23.05.2022 - 22:06

Efektivi i Policisë, Çaush Saliasi, ka ndërruar jetë pas plumbave të marrë brenda ambienteve të Komisariatit nga kolegu i tij Ludian Zaimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak më parë në Komisariatin nr.3 në Tiranë ku efektivi i policisë, Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij, Saliasin.

Menjëherë Saliasi u dërgua drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se Saliasi është qëlluar 5 herë nga Zaimi, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet të cilat kanë çuar autorin drejt këtij veprimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit menjëherë ka mbërritur në ambientet e Komisariatit.

7 ditë kohë për t’i dhënë fund krizës politike

Ministri bullgar merr në dorë krijimin e qeverisë së re

Medalje ari dhe rekord kombëtar

Luiza Gega, krenaria në Lojërat Mesdhetare

Punëtorët në grevë

Kaos në aeroportet e Evropës

“Premtimi për Shqipërinë dhe M. e Veriut duhet të ishte mbajtur”

Ministrja e Jashtme gjermane: Të përshpejtohen negociatat…