MENU
klinika

"Do vijojnë sanksionet ndaj oligarkëve e njerëzve të Putin"

Udhëheqësit e G7 dënojnë veprimet e Rusisë

08.05.2022 - 20:04

Udhëheqësit e shtatë ekonomive më të industrializuara në botë G7 kanë lëshuar kandë dënuar veprimet e Rusisë dhe kanë mbështetur Ukrainën, pas një takimi online ku mori pjesë edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

“Ne e siguruam atë për solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë” thanë liderët. Ata shtuan se do të vazhdojnë përpjekjet për të hequr dorë nga furnizimet ruse të naftës dhe për të përforcuar sanksionet që synojnë të gjymtojnë aftësinë e qeverisë ruse për të vazhduar agresionin e saj kundër Ukrainës.

Udhëheqësit gjithashtu u zotuan të “vazhdojnë fushatën e sanksioneve kundër elitave financiare dhe anëtarëve të familjes, të cilët mbështesin Presidentin Putin në luftën e tij në Ukrainë dhe që shpërdorojnë burimet e popullit rus”.